Bosi i prostitucionit kërkon lirinë, Apeli jep vendimin

0
196

Gjykata e apelit në Shkodër nuk ka pranuar zëvendësimin e masës së sigurisë për shtetasin Frederik Tata, i cili është arrestuar pak kohë më pare dhe është akuzuar për prostitucion.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Lindita Hoxha në prani të prokurorit të apelit Brahim Dragjoshi dhe avokatit mbrojtës Ilir Golemi.

Në përfundim apeli vendosi mospranim të ankimit të shtetasit Frederik Tata duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”. Në sallën e gjyqit Frederik Tata ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se është i pafajshëm.

Tashmë pritet që çështja të shkojë edhe njëherë në gjykatën e shkallës së parë ku do të zhvillohet gjyqi i themelit për të akuzuarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here