Komisioni i Jashtëm, ku sot po raportonte ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shoqëruar edhe me nota humori mes deputetëve.
Deputetë të opozitës dhe mazhorancës kanë shpërthyer në të qeshura në një moment kur deputeti i PD, Tritan Shehu ishte duke debatuar me kryetaren e Komisionit, Mimi Kodheli, e cila i tërhoqi vërejtje pasi Shehu po fliste pa ia dhënë fjalën.
Ja debati në Komision
Kodheli: Dua ti tërheq vërejtje zotit Shehu sepse fjala nuk merret pa leje, sipas rregullores.
Shehu: Zonja kryetare….(i mbyllet mikrofoni)
Kodheli: Komisionin e drejtoj unë dhe fjalën e merrni kur unë tjua jap.
Shehu: Vërejtje nuk marr nga ty unë, harroje
Kodheli: Absolutisht ta tërheq vërejtjen
Shehu: Harroje njëherë e përgjithmonë atë gjë
Kodheli: Jo jo, unë nuk ka çfarë të harroj
Shehu: Ta harrosh mirë madje
Kodheli: Mos folë me këtë gjuhë me mua sepse nuk të shkon
Shehu: Më tërheqke vëmendjn ti mua
Kodheli: Patjetër!
Shehu: Ouuu
Kodheli: Të tërheqj vërejtjen sepse duhet të zbatosh rregulloren
Shehu: Po tërhiqe hë, çfarë do bësh?!
Kodheli: Ja ta tërheqa publikisht
(deputët qeshin)
Kodheli: Kaq..
Shehu: Edhe ça pastaj
Kodheli: Shkruhet në procesverbal
Shehu: Si zysh kujdestare…
Kodheli: Ps sigurisht. Zysh kujdestare unë për ju?! Asnjëherë ! Rregulloren ta tregoj, edhe vërejtjen ta tërheq. Nuk bëjmë këtu si kalamajtë e klasës së parë.