Berisha mesazh ngushëllimi për humbjen e ish-deputetit të PD-së

0
224

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet familjes së ish-deputetit të PD-së,Dr. Idriz Xhomarës, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se largimi nga jeta i Dr.Idriz Xhomarës, ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë shqiptarët.

Ja postimi i ish-kryeministrit Berisha:

Humbëm një mik, personalitet me vlera të çmuara, ish deputetin e Partisë Demokratike, Idriz Xhomarën!

Të dashur miq, sot u nda nga jeta Dr. Idriz Xhomara, ish deputet i përkushtuar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, intelektual i njohur, personalitet i shquar i shkencave bujqësore, autor monografish, analizash serioze, bashkëshort, prind shembullor dhe një mik i dashur për mua dhe të gjithë ata që patën fatin të njohin miqësinë, njerëzinë, fisnikërinë e tij.

Në këto momente zije dhe dhimbje për familjen, të afërmit, miqtë dhe mbarë demokratët, duke shprehur ngushëllimet më të thella dhe mirënjohjen më të thellë, unë i lutem Zotit që shpirti i mirë i Dr. Idriz Xhomarës të gjejë paqen e merituar! 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here