Policia ndalon bashkëpunëtorin e vrasjes së Devi Kasmit, autori shijon akoma lirinë

0
254

Një ditë pas atentatit ndaj Devi Kasmit në kryeqytet, policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e dy autorëve. Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në emisionin “Studio e hapur”.

“Është e vërtetë që ka pasur një ngjarje të rëndë dje në Tiranë, dhe policia ka bërë publike rrethanat e ngjarjes dhe të dyshuarin kryesor. Sipas informacionit që unë kam policia sapo ka ndaluar bashkëpunëtorin kryesor të ekzekutorëve të kësaj ngjarje të rëndë”, u shpreh ministri Xhafaj.

Ministri gjithashtu konfirmoi se Domart Konjari është në kërkim për vrasjen e djeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here