Sherifi s’e përmban dot tërbimin, godet mamanë dhe vëllanë e përfundon në qeli

0
213

Armand Sherifi nga Vlora u arrestua mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e tij në lagjen 28 Nëntori, pasi nuk arriti t’i përmbante nervat e veta ndaj nënës dhe vëllait të tij. 40-vjeçari u shkoi në shtëpi dhe i rrahu dhe kërcënoi të dy pa mëshirë, si mamanë 64 vjeçe E.K. ashtu edhe vëllanë B.Sh. 32 vjeçar.

Mamaja e tij kishte urdhër mbrojtjeje, një arsye më shumë që Sherifi të mos guxonte t’i afrohej, por ai nuk e ka përmbajtur tërbimin e vet.

Policia e Vlorës e ka arrestuar Sherifim dhe ia përcjellë dosjen e tij Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here