Pierre-Emerick Aubameyang i ka dhënë lamtumirë Dortmundit.
Sulmuesi nga Gaboni me një avion privat është larguar nga Gjermania për në Londër ku nesër do të kryejë testet mjekësore me klubin e Arsenalit.
Sulmuesi i Dortmundit do të jetë zëvendësues i Alexis Sanchezit te Arsenali, pasi ky i fundit iu bashkua Manchester Unitedit javë më parë.
Aubameyang i kushtoi Arsenalit 63 milionë euro.