Vinte nga Shqipëria, sekuestrohet sasi e madh droge në Brindisi

0
157

Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar gjatë mbrëmjes së djeshme në Brindisi të Italisë. Në fakt gjetja e rreth 1 kuintal drogë ka qenë rastësore pasi policia e Brindisit ishte duke kërkuar autorët e tre grabitjeve kur ka rënë në gjurmët e sasisë së konsiderueshme të kanabisit ‘Made in Albania’.

Kanë qenë karabinierët e stacionit të Latiano-s të cilët po ndiqnin një pistë për zbulimin e tre grabitjeve kur kanë gjetur sasinë e drogës në zonën e Francavilla Fontana dhe e kanë sekuestruar, raportojnë mediat italiane.

Operacioni mësohet se po vazhdon, pasi është në kërkim një person i cili është larguar në momentet e fundit, ndërsa mamaja e tij është ndaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here