Këshilltari i Bushatit: “Distanca 12 milje me Greqinë, bisedimet kanë nisur prej dy vitesh”

0
149

Shqipëria dhe Greqia kanë shprehur vullnetin për të arritur një marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare. Këtë e ka shprehur në rubrikën “Opinion” në “News24”, Glevin Dervishi, këshilltar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dervishi tha se bisedimet me Greqinë kanë nisur prej dy vitesh, duke shtuar se deri më tani janë zhvilluar dy raunde bisedimesh. Ai theksoi se deri më tani është arritur dakordësia mes palëve për arritjen e një marrëveshje, dhe nuk është kaluar në detaje specifike.

Sipas tij, në një fazë të dytë të bisedimeve do të kalohet në ngritjen e grupeve të punës, ku ekspertët do të përcaktojnë specifikat e marrëveshjes.

“Në 2009 u krye një proces për të arritur një marrëveshje për delimitimin e hapësirave detare që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Së pari është një çështje e karakterit juridik. Çdo lloj marrëveshje që do arrihet me qeverinë greke do të reflektojë problematikat që ka konstatuar Gjykata Kushtetuese. Në kushtet që dy vendet do arrijnë një marrëveshje së pari do të ngrihen grupet e punës në terren. Jemi në pikën që është diskutuar me palën greke që të arrijmë një marrëveshje që të përmbajë problematikat e ngritura nga Kushtetuese. Pala shqiptare synon të arritje një marrëveshje që të bazohet në të drejtën e detit, praktikat ligjore, dhe ligjet në fuqi.

Në një moment të dytë do të shtohet në kalimin në një fazë tjetër. Unë nuk di të them nga u gjeti ministri grek 12 mijë miljet. Por çështja është se ne duam të arrijmë drejt një marrëveshje që të përfshije komponentët kryesore. Në momentin që palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të arritur një marrëveshje, atëherë palët do të përgatiten për ngritjen e grupeve të ekspertëve dhe realizimin e procedurave. Nuk ka një afat fiks sa kohë mund të kërkojnë procedura. Deri më tani secila palë ka bërë një lloj vlerësimi dhe analize”, tha këshilltari Glevin Dervishi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here