Nejmar është i pamëshirshëm me kundërshtarët. Futbollisti brazilin mbrëmë në gjysmëfinalen e Kupës së Francës kundër Rene nuk arriti të shënonte emrin e tij në listën e shënuesve, por braziliani gjithsesi arriti të linte gjurmë, duke bërë për “ujë të ftohtë” një kundërshtar.
Nejmar nuk kurseu aspak kundërshtarët, duke ndaluar fillimisht një top me kurriz dhe më pas ia kaloi me “sombrero” sipër kokës kundërshtarit, veprim që e irritoi pa masë lojtarin e Rene që u detyrua të shkaktojë faull për të shpëtuar disi nderin e tij.