Një autobus është djegur plotësisht në orët e para të mëngjesit në hyrje të Tiranës. Fillimisht flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të autobusit ku ndodhet motori dhe më pas është përhapur në të gjithë mjetin.
Nga flakët nuk raportohen të lënduar, ndërsa mësohet se autobusi ishte i linjës së Kukësit. Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse që bënë shuarjen e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt në mjet.