Sekretari i Burimeve Njerëzore dhe Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli dhe Enno Bozdo, janë përfshirë në një incident me një qytetar këtë të enjte në zonën e njohur si Pedonalja, pranë Kuvendit.
Pamjet e publikuara nga Report tv, tregojnë se zyrtarëve të PD i është afruar një person i cili pa arsye ka nisur të bërtasë e të ofendojë Kadillin e Bozdon. Në një moment, Bozdo ka tentuar ta qetësojë por situata është acaruar dhe Kadilli i ka kërkuar të ndërpresë sharjet.
Por qytetari nuk kishte ndërmend të ndalej dhe vazhdoi me ofendime të forta ndaj përfaqësuesve demokratë, gjë e cila ka ëbrë që Kadilli të reagojë. Të kontaktuar nga standard, përfaqesuesit e PD-së thanë se qytetari krejt papritur ju afrua duke ecur në pedonale dhe lëshoi një lumë sharjesh ndaj tyre. “U përpoqëm ta qetësonim, por ai vazhdoi me sharjet e tij duke na thënë se deputetët po na pinë gjakun. E ndërsa i saktësuam se nuk jemi deputetë më dhe po përpiqeqeim ta qetësonim ai shtoi edhe më shumë fjalorin fyes duke sharë e bërttiru në mes të rrugës.”. Ndërkohë për report tv, Kadilli ka theksuar,: “Isha me Z. Bozdo duke ecur në rrugë kur papritur një qytetar nisi të ulërasë duke na ofenduar me fjalët: Ju deputetët që na pitë gjakun……..e fyerje të tjera shumë të rënda. I shpjeguam, se nuk jemi më deputetë, por fjalori i tij ishte shumë banal . Isha i detyruar të reagoja në atë formë, dhe cilido person që do të ishte në pozicionin tim përballë lumit të ofendimeve, do bënte të njëjtën gjë”.
Përtej dëshirës për të bërë lajm e scoop, në të tillë rast nuk bëesoj se ndokush prej nesh, kudhso qoftë qytetar, zyrtar, me kollare pa kollare, do kishte reaguar pas një lumi fyerjesh e sharjesh. E megjithatë një dyshim mbetet: Ky sulm kaq i papriturdhe pikërisht aty një media me kamer në dorë! E pikërisht sot, kur në parlament mazhorancës i doli situate nga kontrolli. Mos ishte tentavië për ballancim?! Thejsht po dyshojmë…