Vasili: E gjithë reforma në drejtësi degradoi për shkak të Ramës

0
181

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si politikani që degradoi reformën në drejtësi. Në një koment në facebook, Vasili shkruan se Edi Rama doli kundër SHBA dhe rekomandimeve të misionit ndërkombëtar.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Antireforma e goglave te fatit ose fundi i reformes ne drejtesi. Standartet e reja qe reforma ne drejtesi synoi, u rrezuan pertoke dhe u neperkemben.

Kantidatet e skualifikuar se nuk ploteson kriteret,duke dhunuar ligj e kushtetute u futen ne liste e u votuan nga kryeministri.

ONM ose prania e SHBA dhe BE edhe ne kushtetute si garanci e integritetit u perbuz e u poshterua nga kryeministri.Ate qe ONM tha kryeministri nuk e fishkelleu fare.

E gjithe reforma ne drejtesi degradoi turperisht thjesht si nje hedhje goglash apo nje bixhoz i rendomte.

Nje grup rrenuesish te reformes ne drejtesi me kryeministrin e inkriminuar ne krye shkaterruan dhe denatyruan endrren e shqiptareve per nje drejtesi te re te pakapur e te barabarte per te gjithe.

Milionat qe po shpenzon SHBA dhe BE jane shperdorimi me i madh dhe korruptiv i parave pasi reforma ne drejtesi katandisi ne nje DREJTESI GOGLASH FATI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here