Kryemadhi: Qeverisë së krimit i erdhi fundi, epoka e re ka nisur pas 27 janarit

1
209

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka folur mbi partinë që ajo drejton si edhe situatën e opozitës. Kryemadhi i është përgjigjur disa pyetjeve ku ka thënë që pas 27 janarit në Shqipëri ka hyrë një epokë e re.

Ramës dhe qeverisë së krimit i erdhi fundi. Tani sdo këtë më kriminelë të lidhur me politikanët, sdo ketë më prokurori të kapur nga kryeministri, sdo ketë më kolumbia e europës.

Që pas 18 Dhjetorit,opozita duket sikur ka nisur një kapitull të ri të opozitarizmit. Cila është strategjia e opozitës edhe pas protestës së 27 Janarit?

Nuk është çështje strategjie sa është çështje e të pasurit opozitë në Shqipëri. Sa më e fortë të jetë opozita aq më shumë demokraci ka vendi, aq më mirë punon qeveria, aq më të lirë janë njerëzit. Strategjia më e qartë e opozitës është që të bëjë opozitën dhe të bërit opozitë nuk do të thotë ti shkosh nga mbrapa problemeve të qeverisjes  por ti paraprish shqetësimeve dhe problemeve të qytetarëve. Protesta e 27 Janarit ishte fillimi i karvanit të protestave që do të vazhdojnë në të ardhmen duke ndërgjegjësimin e njerëzve. Në gjithë këtë kohë ka ndodhur një fushatë sensibilizuese për të protestuar njerëzit sepse ata ishin dhe janë të lodhur për shkak të situatës ekonomike, të mënyrës së të bërit propagandë. Çdo ditë dhe më shumë po i merr frymën informacionit. 27 Janari tregoi një shkrirje të akujve midis bazës së partive të opozitës duke krijuar një lloj bashkëveprimi me njëra-tjetrën. Dhe më pas u pa që kishte dhe shumë qytetarë që ishin pjesë e protestës ndiheshin të qetë. Mund të mos ishin fare nga partitë opozitare por mund të ishin socialistë të cilët për shumë arsye mund të dilnin dhe të protestonin. Pra protesta e 27 Janarit theu një lloj imazhi sepse shqiptarët e konceptojnë protestën me dhunë, por protesta është edhe një marshim edhe një sensibilizim.Ajo çka mendojmë të gjithë bashkë është që vazhdimësia e strategjisë  së opozitës është krijimi i këtij fronti opozitar, kundër krimit, kundër kapjes së shtetit dhe kundër kësaj qeverie që është telekomandë në dorën e krimit. Unë e përsëris këtë çështjen e telekomandës sepse problemi më i madh që ka sot Shqipëria është që institucionet shtetërore janë të kapura nga krimi. Dhe kjo është shumë më e rëndë se çdo gjë tjetër. Diktatura e krimit është shumë më e rëndë se një diktaturë politike. Janë këmbanat e alarmit që bien përsa i përket vazhdimësisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Flisni shpesh për një qeveri antimafia. Keni parasysh largimin e Edi Ramës nga kryeministria dhe vendosjen e një socialisti sërish në të? A keni mbështetje nga rradhët e partisë socialiste?

Unë dua të theksoj që qeveria antimafia është një domosdoshmëri për Shqipërinë. Për mua nuk ka rëndësi se ça është qeveria antimafia në përbërjen e saj. E vetmja gjë është që qeveria antimafia do të thotë që mos të ketë njerëz të lidhur me krimin. Sigurisht që largimi i Edi Ramës, është një domosdoshmëri shumë e madhe në rradhë të parë për socialistët dhe pastaj për opozitën. Ajo që është shumë e rëndësishme është largimi i tij për të krijuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mos të harrojmë që ne mund të bëjmë zgjedhje shumë të bukura të dielën por deri kur shkojnë njerëzit për të votuar, intimidimi, blerja e tyre ka ndodhur jashtë qendrave të votimit.Atë eksperiencë që patëm nga zgjedhjet e 25 qershorit ku miliona euro vërshuan në duart e shqiptarëve nga krimi i organizuar. Përgjimet nga mediat italiane tregojnë dhe e bëjnë mëse të qartë, përgjimet e vëllezërve Habilaj sesi janë përdorur vetëm në zonën ku kandidonte Saimir Tahiri rreth 20 mln euro. Largimin e z. Rama e shikojmë edhe si një shpëtim për atë vet sepse duke u larguar nga qeveria shpëton dhe çlirohet nga ky krim i kapur. Ose në të kundërt që unë jam e bindur që ai është koka e krimit dhe në momentin që nuk pranon të largohet është mëse e qartë që ky njeri është kupola e krimit të organizuar. Ose pjesë e një krimi ndërkombëtar që po krijon bazën e tij në Shqipëri.

Në një intervistë ju keni deklaruar se nuk e arreston njeri, presidentin, bashkëshortin tuaj aktual z. Ilir Meta. Po tenton dikush për ta bërë një gjë të tillë?

Unë i jam përgjigjur pyetjes që më kanë bërë, nuk është se kam informacion nëse po tenton dikush por duhet të kuptojmë diçka. Pozicionimet në të cilat ka qenë Ilir Meta, firma e tij nuk ka pasur vlerë për konflikt interesi apo vlerë për shpërdorim detyre. Katër vjet kryetar parlamenti absolutisht, kur ka qenë kryeministër ka qenë vendim kolegjial me vendime qeverie. Ka qenë ministër i jashtëm prapë nuk ka pasur gjë në dorë sepse ka qenë ligj i tillë. Dhe 4 muaj që  ka qenë ministër i ekonomisë nuk ka firmosur absolutisht asgjë. Sulmet që i janë bërë Ilir Metës, janë bërë ndaj një kokëforti në politikën shqiptare i cili kur nuk ka bërë pazare në kurriz të shqiptarëve por ka qenë një person që ka prodhuar stabilitet, një politikë pro-shqiptare, atdhetare gjë që në momente të caktuara krimi i organizuar ka krijuar insiniuata të ndryshme për të prodhuar konflikte dhe destabilitet të figurës politike të z. Meta. Në 27 vjet, është i vetmi politikan i cili i ka shkuar një procesi gjyqësor deri në fund. Ka qenë ai që ka kërkuar hetim deri në themel të çështjes. Ne e dimë shumë mirë si ka qenë 5-shja e gjykatësve në gjykatën e lartë. Kanë qenë edhe njerëz që kanë qenë socialist në gjykimin e tij, edhe njerëz të cilët janë tërhequr sepse nuk kanë dashur të jenë pjesë e saj. Unë do dëshiroja që siç ka bërë z.Meta ta bëjë edhe z. Rama edhe gjithë politikanët e tjerë që kanë pasur probleme me drejtësinë.

Znj. Kryemadhi ju pothuaj denonconi çdo prokurori të qeverisë, ndërkohë nga ana tjetër nuk është se kemi parë një nisëm për komision hetimor?

Janë disa ligje që ne kemi bërë, psh ligjet për konçensionet që ka gati 3 vjet që i kemi depozituar në parlament të cilin nuk e kalonte as komisioni i veprimtarive prodhuese as i ekonomisë, për shkak të interesave që kanë sepse ligji ndalon konçensionet me paratë e buxhetit të shtetit. Ka dhënë dikur qeveria Berisha konçensione sepse bëheshin me paratë e vetë investitorëve dhe nuk mbante përgjegjësi shteti shqiptar.Ndërsa sot Rama jep konçension buxhetin e shtetit. Nesër nuk ke pse voton për parti politike as për kryetar bashkie sepse asnjëri nuk ka ça të bëjë asgjë. Sepse konçensionin e ujit të pijshëm, e taksave, e rrugëve, e shkollave, e shëndetësisë, i kanë 3-4 veta në dorë. Nëse dje paguaja 5 lekë tksa sot do jap 15 lekë sepse do të paguaj fitimin e Edi Ramës, fitimin e konçensionarit dhe lekët e taksave që do shteti shqoptar për tu mbajtur në këmbë.

Cili do të jetë fati politik dhe penal i Saimir Tahirit?

Unë nuk dua të hyj në punët e brendshme të PS për problemet që mund të kenë ata por për fatin e z.Tahirit, besoj ai është shumë i qetë me largimin e dëshmitarit të vetëm. U largua në mënyrë totalisht të paligjshme dhe duhet arrestuar ministrja e drejtësisë për shkak të ndërhyrjes dhe zhdukjen e provave të një mega afere korruptive dhe kriminale të çështjes së z. Tahiri. E papërgjegjshme sjellja e ministrs së drejtësisë e cila një ditë tha unë nuk e di ça po ndodh ndërsa ditën tjetër tha po mirë që drejtësia italiane është më mirë se drejtësia shqiptare.Largimi i Nazer Seitit është jo vetëm shkelje por një akt shumë i rëndë dhe përgjegjësia do të vij në çdo moment edhe pas 20 viteve.

A ka LSI, përgjegjësi për kanabizimin e vendit?

Ne nuk kemi fare përgjegjësi sepse ministria e brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama. Ne kemi një përgjegjësi që nuk duhet të kishim pranuar të qeverisnim në momentin që konstatuam kanabizimin total të vendit. Edhe pse e bëmë me deklarata të herëpashershme të z.Manjani, Luan Rama, të të ndjerit Gjovalin Kadeli apo të ish-ministrit Lefter Koka që tha është rritur 20% gjelbërimi i hapësirës shqiptare dhe kjo ndoshta vjen për shkak të kanabizimit të Shqipërisë. Ne duhet të ishim larguar, edhe nëse Rama i kishte votat me deputetë të blerë nga anë të ndryshme, ne si parti duhet të ishim larguar menjëherë mbas votimit të  reformës në drejtësi. Që për hir të së vërtetës pa LSI reforma nuk do të ishte miratuar.Mbas kësaj duhet të ishim larguar dhe le të merrnim akuzën që nuk e duam reformën sepse ne ja dhamë votën edhe për reformën edhe për 7 ligjet edhe pse PD kishte shumë të drejtë që 7 ligjet nuk duhet të votoheshin sepse ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe për kapjen e drejtësisë.

Ndërkohë në parlament janë ndjekur dy raunde për miratimin e listës me 10 kandidatë për KLGJ dhe KLP. Pritet dhe raundi i tretë, pse opozita edhe ju nuk e votoni këtë listë?

Ne kemi disa kritere që duhet ti polotësosh për të qenë në listë.Dhe po të shikosh janë gati 11-12 kandidatë të cilët nuk i plotësojnë kriteret. OMN-ja në njëfarë mënyre ka mbyllur njërin sy dhe njërin vesh dhe i ka kaluar.Por OMN-ja ka bërë një renditje tjetër të kandidatëve ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kuvendit i cili ka qenë dhe sekretari i përgjithshëm i z. Tahiri në ministrinë e brendshme, ka bërë një renditje komplet kundër. Pra ata që OMN-Ja i ka futur në black list ai i ka vendosur të parët në listë. Pra që në këtë moment ka rënë OMN-ja dhe specialistët që kanë një pagesë jashtëzakonisht të madhe dhe ne nuk i pyesim, i zhvlerësojmë. E kemi shënuar dhe në Kushtetutë që kemi mision monitorimin ndërkombëtarë të reformës në drejtësi. Gjë që nuk është e shkruar në asnjë Kushtetutë të botës.Edhe KLP dhe KLGJ pavarësisht se ka hyrë në këtë proces, nesër nëse do miratohen problemi qëndron që nuk kanë ligj me ça do funksionojnë. Kush e mbledh KLP? Se ligjet nuk ekzistojnë i ka shfuqizuar gjykata kushtetuese. Këshilli i Legjislacionin ka nisur punën për projektin që kemi hedhur ne si opozitë. Sepse ne i kemi ofruar mazhorancës të ulemi, të bëjmë ndryshimet për KLP,KLGJ apo zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm sepse ne në ligj nuk  e kemi që të zgjidhet prokurori i përkohshëm. Sepse skenari i Edi Ramës ishte që ta detyronte Adriatik Llallën të largohej nuk e priste që ai ta mbaronte mandatin. Dhe në momentin që mbaron mandati kush emërohet kur nuk janë KLP dhe KLGJ? Dhe zgjidhet me 84 vota jo me 69. Pra Edi Rama ka shkelur Kushtetutën. Pse nuk i bëri Vetting prokurores së përgjithshme. Kush ia bëri Bledi Çuçi? Ama kur të mos jetë më në pushtet ajo reformë do zbatohet me të njëjtat metoda që e ka zbatuar ai nga pala tjetër. Ça do bëjë Edi Rama pastaj? Prandaj po krijon një SPAK paralel që të zhduki provat. Se largimi i Nazer Saitit  është zhdukje provash.Ajo çka mendon është pastrimi i territorit që të jetë më i qetë në të ardhmen. Por sido që të vijë puna gjërat janë prezente, letrën nuk e zhduk dot. Por ka një problem, kemi parasysh reformën në drejtësi në Rumani që para dy viteve njerëzit kërkonin reformë dhe sot kërkojnë të futet në burg prokurorja e përgjithshme sepse u përdor politikisht. E njëjta gjë siç po ndodh dhe me znj. Marku. Por nuk ka firmosur Edi Rama te lëvizjet e dosjeve që bën Marku. Do të vazhdojë një betejë e hapur jo vetëm institucionale.

Znj. Marku do të vazhdojë sipas Kushtetutës së Vjetër?

Funksionon sipas ligjit të vjetër por ndërkohë është zgjedhur me ligjin  e prokurorit të ri. Është shfuqizuar ligji i vjetër, znj.Marku nuk mund të ndërhyjë më qoftë në çështjet e krimeve të rënda dhe as në prokuroritë e rretheve.  Ama sot po ndërhyn në të gjitha gjë për të cilat do të mbajë përgjegjësi më vonë. Ka qenë një marrëveshje institucionale mesa duket midis politikës dhe sistemit të drejtësisë që e mbanin gojën mbyllur për njeri-tjetrin.Po ska më, tani do fillojmë të flasim dhe ne për prokuror të cilët mbyllin dosjet për krimet e rënda Për prokuror të cilët janë regjistruar në përgjime me grupet kriminale , për prokuror të cilët kanë mbajtur çështje hapur duke ushtruar shantazh. Do të vijnë emrat hap pas hapi. Sot është e rëndësishme të merremi me sistemi e drejtësisë në bazë. Ne kemi katër vjet që dëgjojmë prokuror, gjyqtar të korruptuar të largohen nga Shqipëria. 800 se aq janë. Magjistratura prodhon 10 në vit. Pra duhen 80 vjet, është e tmerrshme që pas 80 viteve ne pretendojmë të kemi gjyqtarë siç duhet.Është tallje me shqiptarët sepse u bë një reformë në drejtësi për ta kapur Edi Rama.

Ju pretendoni se po kërkohet të kapet reforma në drejtësi, ndërkohë në raundin e tretë për listat duhen 94 vota për ta rrëzuar listën në të kundërt quhen të miratuar.

Le të bëjnë të duan, e kanë kapur  dhe do mbajnë përgjegjësi.E duan sistemin e drejtësisë? Le ta marrin. E duan federatën e futbollit? Le ta marrin

Ndërkohë është ngritur dhe një komision i reformës zgjedhore. Cili do jetë qëndrimi i LSI?

Për ne nuk ka rëndësi sistemi sa ka rëndësi që vota e çdo shqiptari të jetë e barabartë.Nuk mund të ketë vlerët të katërfisht në aspektin e mandateve vota në mandat sesa në vend tjetër.Megjithatë rëndësia e reformës zgjedhore është sesi të ndalosh shitblerjen dhe intimidimin e votës. Siç bëri Rama me zgjedhjet e fundit që u blenë votat me paratë e drogës.Unë nuk kam ndonjë surprizë, votimi elektronik është shumë më i kollajshëm për vendet urbane por do jetë shumë i vështirë për vendet e largëta.Por qoftë numërimi qoftë identifikimi do të jetë më i mirë. Sepse ka rezultuar që shumë njerëzve në këmbim të parasë iu është marrë karta e identitetit që të mos votojnë për LSI. Ndërsa përsa i përket votimit pro kundër edhe ajo është një gjë shumë e mirë sepse vjen rezultati i menjëhershëm por nga ana tjerë është sesi do të ndalosh blerjen e votuesit para se të hyjë në sallën e votimit.

Nëse do të ishin zgjedhjet sot LSI do të hynte e vetme apo me PD?

Ne nuk jemi në diskutim për zgjedhje por për zgjidhjen e problemit. Ka akoma shumë kohë pavarësisht se Edi Rama ka filluar të ngrejë këtë histori sepse do të largojë vëmendjen nga sulmet dhe nga gjërat e veta.Ashtu sikurse kërkon të rifreskojë strukturën e vetë për shkak të  premtimeve të jashtëzakonshme sepse tashmë tepsinë e ka të gjithën për vete dhe për rilindjen jo për socialistët.

A keni koment ju për arrestimet e fundit, të Dashamir Xhikës?

Absolutisht. Nuk është fare peshku i madh, ai është Edi Rama, Saimir Tahiri, Etilda Gjonaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati. Dashamir Xhika është arrestim politik, monstruoz i cili nuk do të ngelet këtu por do të kthehet mbrapsht sepse nuk mund të arrestosh një drejtor për një tender që nuk e ka kryer ai. Një tender që është bërë në 2008 ndërsa Xhika është bërë drejtor në 2013. Ky është një shantazh nga prokuroria e Elbasanit për përfitime personale të personave të lidhur me prokurorinë. Z. Xhika është një djalë shumë  i mirë, i shkolluar jashtë shtetit, familjar shumë i mirë dhe mbi të gjitha me një sjellje të jashtëzakonshme. Po të kishte Dashamir Xhika dhe një fije floku shkelje të ligjit, i pari që do ta arrestonte do ishte Saimir Tahiri me Edi Ramën. Dhe ka bërë shumë mirë që se ka marrë rrugën në dorëzim sepse të gjithë banorët e Gjinarit e kanë parë që ajo akoma nuk ka përfunduar.Sepse është rrugë e vështirë dhe rrëshket herë pas here. Dhe nuk mund të marrë ARSH pa përfunduar akoma në dorëzim.

A e keni pyetur ju Ilir Metën nëse ministria e jashtme e Shqipërisë ka kërkuar plotfuqinë për të nisur negociatat…

Nuk e kam pyetur dhe nuk kam ndërmend për të vetmen arsye sepse nuk dua të influencohem. Kam lexuar një status të tij në Facebook për të cilin ai thotë që ndjek me vëmendje këtë gjë dhe çfarë am lexuar nga mediat që thonë që nuk ka pasur një mandat të tillë plotfuqishmërie për të diskutuar për këtë gjë. Megjithatë për këtë duhet të pyesni z.Meta jo mua. Për mua është shumë e rëndësishme që marrëveshja e detit duhet të jetë e nënshkruar brenda normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat nuk cënojnë as Shqipërinë, as Greqinë asnjë vend tjetër. Shqipëria ka qenë një vend stabilizues por të jeni të bindur që marrëveshja e detit është një histori të cilën Rama e ka hapur për të larguar vëmendjen nga problemi madhor i çështjes Tahiri dhe i largimit të dëshmitarit të vetëm Nazer Saiti. Ne kemi 4-5 vjet që dëgjojmë Edi Ramën që shan grekët, kur u bë kaq i dashur me ta? Ky zgjidhi çështjen e çamëve, ky zgjidhi çështjen e historisë, e detit, edhe të emrit të Maqedonisë. Mos u habisni po të dali nesër dhe të thojë që e kam zgjidhur unë.Unë mendoj që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse mund ti kushtojë jashtëzakonisht rëndë Shqipërisë.

Intervista për Tema TV

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here