Vijon moti me reshje të dendura dhe në të gjithë vendin janë shfaqur problematika.
Në Gjirokastër, ku reshjet vijojnë me intensitet, liqeni i Viroit ka shkatërruar digën provizore, duke dalë në rrugë e vështirësuar qarkullimin e mjeteve në aksin kombëtar Gjirokastër-Tepelenë.
Policia orienton qarkullimin me një sens në këtë pjesë të aksit.
Reshjet vijojnë me intensitet prej 24 orësh, ndërsa një pjesë e mirë e qytetit dhe shumë fshatra vuajë edhe mungesën e energjisë elektrike.