Automjetet kanë hasur vështirësi në qarkullim, në aksin rrugor Pezë-Helmes, në Tiranë.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Disa pika të kësaj rruge janë totalisht të bllokuara.
Mësohet se një segment prej 1 km në Arbanë është totalisht i bllokuar dhe i pakalueshëm për automjetet.
E njëjta situatë është edhe në aksin Arbanë-Kombinat. Qarkullimi i automjeteve është bërë i vështirë, për shkak të reshjeve të dendura.