Denoncimi i Berishës/ Ja narkodeputeti që nuk paguan dritat

1
293

Ndërsa policia arreston çdo qytetar që nuk paguan energjinë elektrike, nuk ndodh kështu kur një deputet nuk paguan energjinë elektrike. Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha me një mesazh të bërë publik në Facebook

Bëhet fjalë për deputetin e PS-së Eduart Shalsi, që sipas një denoncuesi zyrën e pritjes në Pogradec e ka pa sahat dhe pa kontratë.

“Për narkodeputetët energjia është falas”- shkruan Berisha në statusin e tij.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Per narkodeputetet energia elektrike eshte falas!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje doktor Berisha.

Nderkohe qe njerezit burgosen per mospagimin e faturave te energjise, deputeti i PS ne Pogradec Eduart Shalsi ka hapur nje zyre pritje dhe nga banoret raportohet se lidhjen e energjise e ka bere pa kontrate dhe pa sahat matje te harxhimit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here