Jo gjithmonë përgjigjet që jepen në lojëra mbeten pa pasoja.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmjen që lamë pas ku e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ka qenë këngëtarja nga Shkodra Rosela Gjylbegu.
E pyetur se cila ishte këngëtarja me të cilën ajo nuk do të bënte asnjëherë duet ishte “Enca”. Por duket se këtë përgjigje këngëtarja Enca Haxhia nuk e ka marrë me aq sportivitet.
Përmes disa Instastorieve ajo ka shkruar: “Hahaha as unë s’do bëja kurrë këngë me Beyoncen. Mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty”,- shkruan Enca në postimin e saj.
Nuk dihet nëse kjo “luftë” virtuale mes tyre do të vijojë, por mesa duket një bashkëpunim mes tyre nuk do ta shohim asnjëherë