Arrestohen 7 shquptarë për shpërndarje kokaine, ja kush janë bosat e drogës

0
344
Nordrhein-Westfalen/ Polizisten fixieren am Dienstag (01.05.12) in Solingen einen protestierenden Salafisten am Boden, nachdem dieser versucht hatte, eine Absperrung zu ueberwinden. Die Salafisten protestierten gegen die rechtsgerichtete Bewegung Pro NRW. Pro NRW praesentierte zuvor bei einer Veranstaltung waehrend der Feierlichkeiten zum 1. Mai umstrittene Islam-Karikaturen der Oeffentlichkeit. Die Polizei setzte Reizgas ein und stellte die Personalien der Demonstranten fest. Foto: Roberto Pfeil/dapd

Gjykata e Isleworth Crown dënoi 7 shqiptarë të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës. Dënimet e dhëna nga gjykata për 7 të arrestuarit me një sasi kokaine që shkonte në 1 milion paund shkojnë në 50 vjet në total.

Të pandehurit u deklaruan fajtorë më 5 dhjetor 2017. Sipas fakteve të paraqitura në gjykatë, të pandehurit ishin të përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së kokainës, ndërsa në momentin e arrestimit iu bllokuan 21 kg lëndë narkotike.

Sipas zyrtarëve të policisë, ky grup kriminal kishte ngritur një sistem të aftë për të shpërndarë sasi të mëdha të kokainës në Londër.

Të pandehurit u shpallën fajtorë nga gjykata dhe u dënuan:  Ergert Ibrihimi, 27 vjeç (13.11.1990), i cili nuk kishte vendbanim të përhershëm u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A.  Ai u dënua me 4 vjet burg;

Gentian Rina, 21 (5.4.1996), banor në Oksford ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg;

Vilson Elezi, 29 (2.6.1988), banor në Outram, Oksford ishte akuzuar për për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e pasurisë kriminale. Ai u dënua me 8 vjet burg;

Damiano Kola, 21 (28.10.1996), nga Outram Road, Oksford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg;

Klodian Rina, 20 (4.3.1997), banor në Rymers Lane, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg.

Lulzim Ramadani, 31 (18.6.1986), banor në Herschel Crescent, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burgim.

Edison Zebi, 21 (12.7.1996), i cili nuk kishte vendbanim fiks, ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here