PD denoncon: Rama ka vënë të gjithë personelin mjekësor në shërbim të check up

0
178

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se ka vënë të gjithë personelin e qendrave mjekësore në shërbim të koncesionarit të Check Up.

Deputeti Bardh Spahia denoncoi faktin se në kontratat e punës mjekëve u është ngarkuar puna të cilën e ka për detyrë ta realizojë vetë kocesionari që ka marrë paratë për realizimin e kontrollit bazë të popullatës.

Ja deklarata e deputetit:

Në shërbim të koncesionit korruptiv të Check Up. Për miken dhe klienten e tij Milva Nushi do të punojnë i gjithë personeli i qendrave shëndetësore i detyruar me një kontratë të paligjshme, bëhet fjalë për detyrim-kërcënimin që i është shtuar në kontratat e punës mjekëve për të informuar dhe sjellë me imponim popullësinë në qendrat ambulatore për të kryer Check-up-in.

Kjo kotratë detyron konvcesionarin të kryejë të gjitha veprimet që sot me anë të një kontrate tjetër të paligjshme detyrohen të kryejnë të gjithë këtë punë mjekët. Ky ndryshim i kontratës së mjekëve  është një shkelje flagrante që vendos shëndetësinë në dispozicion të interesave të rrezikshme që i përkasin klaneve pranë Kryeministrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here