STANDARD e paralajmëroi: Farsa e konkursit dhe zgjedhja e paracaktuar e Drejtorit të Policisë së Shtetit

3
242

“STANDARD.al” ishte media e parë që paralajmëroi farsën e konkursit të Policisë së Shtetit dhe paracaktimin e fituesit të postit të Drejtorit. Pas shkarkimit të Cakos, në hapësirën mediatike u hodhën emrat e mundshëm për zëvendësimin e Çaks, ndërsa “STANDARD.al” dha vetëm një emër: Ardi Veliu.

Në artikullin e publikuar më 9 Janar me titull “Drejtori i ri i Policisë, i priviligjuari dhe lobuesi i fuqishëm që fshihet pas…”, shkruhej:

Vendin e Haki Çakos në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit pritet ta zërë Ardi Veliu.

Drejtori aktual i policisë së Tiranës duket se ka mundur të gjithë rivalët për këtë post dhe jo për meritë të tij, por të një zyrtari të afërt me Kryeministrin Edi Rama. Burime thanë se Rama pritet të zgjedhë Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun pas ndërhyrjes së kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit ka lidhje familjare me Drejtorin e Policisë së Tiranës dhe ka lobuar fort që Veliu të jetë në krye të Policisë.

Veliu raportohet se ka marrëdhënie të mira edhe me ministrin Fatmir Xhafaj. Njësoj si ministri i Brendshëm, ai është nga Vlora, ndërsa flitet se ka miqësi edhe me vëllanë e Ministrit, Agron Xhafaj.

Madje, qarkullojnë zëra se Ardi Veliu, në kohën kur mbante postin e Drejtorit të Policisë Bashkiake në Vlorë, ka lejuar ndërtimin e një objekti pa leje të Agron Xhafës.

Ashtu si shkarkimi i Çakos, edhe zgjedhja e drejtorit të ri të policisë bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, ministra të zgjedhur nga Rama në postet aktuale dhe ‘de facto’ nën urdhrat e tij.

*Zgjidhet Drejtori i Ri i Policisë së Shtetit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here