Thellohet skandali në Hollywood, Uma Thurman akuza producentit të “Kill Bill”: Më ngacmoi seksualisht

0
217

Tema e skandaleve seksuale po përhapet çdo ditë e më shumë në Hollywood. Këtë herë është aktorja Uma Thurman e cila ka shigjetuar manjatin e Hollywood-it, Harvey Weinstein, për abuzim seksual. Në një intervistë për ‘New York Times’ aktorja ka rrëfyer se njohja me Harvey ka ndodhur kur ai ishte producenti i triologjisë “Kill Bill” ku Uma ka luajtur rol kryesor: “Atëherë unë shkoja shumë mirë me gruan e tij (ish tashmë), Eve Chilton dhe gjatë kësaj kohe ai vetëm më komplimentonte. Më pas, në një takim në Paris, ai doli nga tualeti i veshur vetëm me një peshqir dhe më mori drejt një dhome tjetër. Por pasi i tregova se kjo ishte e pakëndshme, ai u largua pa bërë gjeste më tepër. Më vonë, në një takim në Londër, u përpoq të më ulte në prehër, zhvishej, bënte gjeste të shpifura. Sigurisht që nuk e lejova”.

 

Por aktorja nuk është ndaluar me kaq në rrëfimin e saj. Gjithashtu ajo ka zbuluar se Harvey i ka mbajtur inat për gjithë refuzimet që i ka bërë dhe këtë ia ka shprehur në kohën kur xhirohej filmi, ku në një skenë të tij, duhej që Uma të ngiste makinën me shpejtësi dhe më pas të bënte skenën e një aksidenti me makinë. Sigurisht kjo e fundit kishte menduar se kjo do të bëhej me një aktore zëvendësuese pasi ajo nuk ishte e aftë për të tillë risk, por sipas saj inati i Weinstein ishte i madh kundrejt saj pasi ai këmbnguli që skenën ta xhironte ajo vetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here