53-vjeçari gjendet i pajetë në banesë

0
156

Një burrë është gjetur i pajetë brenda banesës së tij. Ngjarja u regjistrua dje në rrugën “Violeta Manushi” në kryeqytet.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H.Gj., 53 vjeç. Të njëjtat burime theksuan se burri u gjet në banesën që kishte marrë me qira, ndërsa thuhet se ishte përdorues alkooli.

 

Njoftimi i policisë:
Më datë 05.02.2018, në rrugën “Violeta Manushi”, është gjetur i vdekur në banesën me qira të shtetasit SH.R, vjeç 55, banues në Tiranë, shtetasi H.GJ, vjeç 53, banues në Tiranë, i cili ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here