ALBtelecom i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale për të realizuar një fushatë donacionesh për të dëmtuarit nga përmbytjet e ditëve të para të dhjetorit.
Çdokush nga ne, ka mundësinë që përmes një apo më shumë mesazheve telefonike, dërguar në kodin e shkurtër 55355, me çfarëdo teksti, vënë në dispozicion për këtë fushatë, me vlerë 120 lek (me TVSH) të japë kontributin e vet në ndihmë të atyre banorëve që janë prekur nga këto fatkeqësi natyrore.
Të ardhurat e mbledhura nga SMS-të, drejt të gjithë operatorëve telefonikë, do të ofrohen në formë ndihmash për familjet e dëmtuara nga përmbytjet.
Falë kontributeve të qytetarëve nëpërmjet kësaj nisme synohet kapërcimi i situatës së rëndë dhe përmbushja e misionit humanitar.