Në duart e Policisë greke ka rënë një shqiptar 41-vjeç që u kap me 66 kg marihuanë dhe kishte zbritur në zonën e Elassona mbrëmjen e djeshme.
Brenda makinës kishte tre telefonë celularë dhe 350 euro. Sipas hetuesve, shqiptari nuk kishte pasur patentë makine dhe kishte hyrë ilegalisht në vend; ai e kishte marrë makinën me ngarkesën në kufirin greko-shqiptar me synimin që të fuste në Greqi në brendësi të vendit.
I arrestuari u dërgua para gjyqtarit në Larisa ndërsa hetimet do të vazhdojnë.