Shirat e ditëve të fundit, përpos përmbytjeve në jug, kanë shkaktuar edhe rritjen e nivelit të Fierzës. Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, të cilat ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.
Aktualisht kuota e liqenit është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale. Bashkë me prurje të shumta të ujit kanë ardhur edhe të mëdha mbetjesh që kanë mbuluar sipërfaqen e liqenit, një problem që po kthehet në katastrofe ekologjike për zonën dhe liqenin e Fierzës.