VIDEO/ “Jam me kancer, as bukë për kalamajtë nuk kam” Një histori dramatike shqiptare

0
198

“Nuk kam asnjë lloj gjëje. Jam vetë i pesti. Me një pension 100 mijë lekë, sa të bëjmë këtë jetë”.

Është kjo drama e përditshme që përjeton 52-vjeçari Zef Tuçi, i cili dergjet prej 2 vitesh në shtrat.

Sëmundjet e kanë mposhtur dhe varfëria sundon ish-objektin e hekurudhës në Rrëshen që është bërë strehë për familjen me 5 anëtarë.

Në godinën e rrënuar luftohet për mbijetese, për ushqimin e përditshëm, për rrezen e diellit e për shpresë.

Me zërin që i dridhet, i harruar nga të gjithë kryefamiljari kërkon një copëz vëmendje për të dhe 3 fëmijët e tij.

Ai nuk mund t’u falë as bukën e përditshme familjes së tij me të ardhurat e pakta që përfiton nga statusi i invaliditetit.

“Jam i sëmurë nga kanceri. Bëra dy vjet kështu. As kam ilaçe, as bukë për kalamajtë. I sëmurë po, me kancer po…”

E teksa sëmundjet e mposhtin dita-ditës babai i tre fëmijëve mbetet me sytë përtej dritares së errët që dita e nesërme të jetë ndryshe për të dhe familjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here