Trajneri Ronald Koeman është emëruar trajner i ri i Kombëtares së Holandës, ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Holanda ka qenë pa trajner që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Dick Advocat u largua pasi dështoi të kualifikonte Kombëtaren në Kupën e Botës.
Në anën tjetër Koeman ka qenë i pa punë që nga tetori i kaluar, kur u shkarkua nga Everton.
Koman do të jetë në krye të Holandës deri pas Kupës së Botës të vitit 2022, që do të zhvillohet në Katar.