Komandohet drejtori i ri i Policisë së Tiranës. Pas largimit të Ardi Veliut dhe marrjes së detyrës së kreut të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë së Tiranës ishte pa drejtor.
Burimet kanë bërë të ditur, se sot është vendosur komandimi i drejtorit të ri, deri në emërimin e një drejtuesi të ri të policisë.
Në krye të policisë së Tiranës është vendosur, Dhimitraq Ziu, i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Tiranës për rendin publik.
Komandimi është bërë nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.