Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka folur në lidhur dhe me infeksionin e tubekulozit tek kafshët ku tre lopë në Shijak dyshohen të infektuara nga kjo sëmundje, ndërsa ferma ku dyshohet se është konstatuar ky virus është vënë në karantinë, edhe pse pronari I saj është shprehur de kjo ishte një masë e tepër pasi bëhet fjalë vetëm për dyshime.
Panariti tha se kjo është diçka shumë shqetësuese pasi sipas tij infesioni përveç se tek kafshët kalon dhe tek njeriu. Ai u shpreh se përhapja e infeksioneve vjen si pasojë e lëvizjes së pakontrolluar të kafshëve.
“Shqetësimi është i dyfishtë pasi përvec kafsheve edhe njeriu infektohet, meriton një vëmendje të madhe. Përhapja e infeksioneve vjen nëpërkmjet lëvizjes së pakontrolluar të kafshëve. Me siguri për arsye tregtie një kafshë nga kjo vatër e infektuar ka lëvizur është transferuar në një vend tjetër dhe ka infektuar tjetërën. Dalja e kësaj kafshe duhet që të ishte kapur nëpëmjet sistemit të gjurmimit”.
Panariti tha gjithashtu se për sëmundje si turbekulozi, antraksi dhe burceloza shteti i zhdëmton fermerët.
“Turbekulozi por edhe antraksi dhe burceloza janë sëmundje që shteti merr përsipër që ti zhdëmtojë fermerët nëse kafshët kapen nga ky infeksion, sapo pikasen se janë prekur kafshët asgjësohen.
“Vatra e infeksionit i nënshtrohet një procesi që çrrënjos virusin dhe gropos kafshët që janë të prekura. Unë kam sugjeruar që të përmirësohet preparati por edhe vaksina sepse edhe pse janë vaksinuar kemi pasur raste kur është shfaqur infeksioni.
I vetmi preparat që ekziston te ne ndodh që jep dhe sinjale false. Kjo duhet rregulluar dhe sqaruar njëherë e mirë.
Ana tjetër është gjurmueshmëria, kontrolli i lëvizjes së kafshëve në të gjithë vendin, kjo nuk i shërben vetëm statistikave”, u shpreh Panariti.
Edmond Panariti duke folur për reformën veterinare tha se me ndërrimin e pushtetit nuk po zbatohet ashtu siç ishte rënë dakord dhe se nëse nuk ka një reformë serioze veterinare do të ketë sërish infeksione. Ai tha se struktura e re veterinare do ta ketë të vështirë që të hapë kapitullin 11 dhe 12 me Bashkimin Europian.
“Reformën veterinare nuk e kishte miratuar Edmond Panariti por e ka miratuar qeveria dhe e ka mbështetur Bashkimi Europian. Me ndërrimin e pushtetit nuk po zbatohet reforma për të cilën ramë dakord. Nëse do të vazhdojmë e këtë mënyrë do ta fusim vendin në një fazë pasigurie se infeksione do të kemi. Mendoj që struktuar e re veterinare do ta ketë të vështirë të hapë kapitullin e 11 dhe të 12”