“E prisja këtë, nuk jam i zhgënjyer”- ishte reagimi i pare i Bashkim Finos pas humbjes ne garen per President te FSHF-se, perballe Armand Dukes. Ai sakaq, deklaroi se e kundërshton procesin si të parregullt dhe për këtë ka të drejtë ta kontestojë atë në instancat përkatëse.
Teksa Duka, në një prononcim për gazetarët në hollin e hotelit, ne pergjigje te kesaj qe tha Fino, u shpreh: “Famija jonë është një standard tjetër. Zoti Fino e tha në fjalimin e tij, ku citoj Pelenë, se për të arritur një rezultat, duhet shumë punë dhe ne të gjitha i kemi arritur me punë.
Emocionet e Europianit nuk mund t’i krahasoj aspak me këto të zgjedhjeve. Ato të Europianit ishin tejet të veçantë. Organizimi i Asamblesë ishte në një nivel shumë të lartë, dhe kjo u pa qartë. Unë jam president i sapo zgjedhur dhe mendoj për të realizuar jo vetëm ato që kam premtuar, por do mendoj si të ribashkoj të gjitha ato votat kundra që kisha në familjen e madhe.”