Butafori dhe dështim të qeverisjes, ja si e shikon gazetari portalin qeveritar “Shqipëria që duam”

0
296

Butafori dhe dështim të qeverisjes e ka cilësuar gazetari Bledian Koka portalin qeveritar “Shqipëria që duam”.

I ftuar në studion e Ora News, Koka tha se shou me portalin po bëhej në një kohë kur në Vlorë dhe Fier kishte përmbytje.

“Më thoni problemet e banorëve të zonave të përmbytura i zgjidhni dot? Ata kërkojnë ndihmë, kujt duhet t’i drejtohen”, tha Koka, duke iu drejtuar zv.kryeministres.

Ndërkohë që Senida Mesi nuk ka preferuar të bëjë komente, por i ka cilësuar vlerësimet si bajate.

Debati

Koka: Versioni i portalit për Shqipërinëqëduam është konfirmimi real i një dështimi, jo se nuk dini të bëni por nuk doni ta bëni. Ju doni ta merrni shtetin dhe ta kontrolloni. Ju doni të zgjidhni dikë dhe t’i zgjidhni pa radhë problemin. Nëse e zbërtheni këtë skemë përveç se është butaforike është tërësisht qesharake. Nëse kishte një gjë të mirë në konferencën e djeshme ishte moderimi nga ana juaj, megjithëse jeni zv/kryeministri. Ditën që prezantohej portali Shqipëriaqëduam, një ditë më parë ka ndodhur përmbytja në Fier dhe në Vlorë dhe një ditë më vonë del ushtria dhe ministrat tuaj duke folur për suksese që askush nuk i dinte se kishin ndodhur. Ai portali ishte thjesht për shoun e radhës.

Mesi: Nuk komentoj gjëra për të cilat më duken bajate. Ishte një reformë e prekur me duart dhe e kontrolluar.

Koka: Njëri nga ata ju nxorri bllof. Mbrëmë tha ma zgjidhën hallin dhe nesër më thanë hajde ta prezantosh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here