Ky kryeministër që flet si naziskin duhet të japi dorëheqjen!

0
165

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kerpaci gjatë fjalës në Kuvend ka reaguar ndaj kryeministrit Rama. Ajo e tha se Rama kërcënon opozitën që qeveria do i bëjë opozitëz atë që nazitët ja bënë hebrenjve, duhet të japi dorëheqjen!

Ja fjala e plotë e deputetes:

I nderuar z.Kryetar,

Të nderuar Kolegë deputetë e shumë të nderuar qytetarë,

Ky kryeministër që flet si naziskin duhet të japi dorëheqjen!

Ky kryeministër që përdor për sulm politik historinë e dhimbshme të popullit të Izraelit mik, ky kryeministër që kërcënon opozitën që qeveria do i bëjë opozitës atë që nazistët ja bënë hebrenjve, duhet të japi dorëheqjen!

Në ketë seancë do të doja të rikujtoja edhe njeherë detyrën për të cilën jemi zgjedhur, do doja të diskutonim për pergjegjesitë që ne kemi si të zgjedhur që lidhen drejtëperdrejtë me  të drejtat e një pjese shumë të rëndësishme të popullsisë së shtetit tonë.

Pa hezituar do të vazhdoj me ketë fjalim duke diskutuar për mënyrën e pandershme sesi po trajtohen minatorët e ketij vendi, të cilët jane tepër thelbësore për industrinë e rendë dhe ndikimin e saj edhe pse momentalisht minimal në ekonomi.

Para pak muajsh në këtë parlament u propozua nje ligj nga deputeti i Levizjes Socialiste për Integrim Perparim Spahiu, një ligj shumë i mirë punuar për statusin e minatorëve.

Projektligji për Statusin e Minatorit pajis punonjësit dhe ish-punonjësit e minierave të nëntokës me mbrojtjen ligjore, shumë të munguar dhe shumë të kërkuar prej tyre.

Por gjatë debatit në komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ky projektligj, që shkon përtej të majtës e të djathtës, e që duhet të kalonte për qytetarët e thjeshtë, për ata që vuajnë cdo ditë dhe që nëpermjet ligjeve për ta siç është dhe ky e bëjnë jetën e tyre më të mirë, por padrejtësisht maxhoranca zgjodhi të mos ta votonte pro.

Prandaj E them padyshim që minatorët po keqtrajtohen nga mazhorance e qeveria sepse ato votuan KUNDËR tyre!

Nëpërmjet një Rilindjeje 2 standartëshe- Kundër Minatorëve-Pro Oligarkëve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here