Gjykata për Krimet e Rënda u detyruar të shtyjë seancën e parë të gjykimit ndaj Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi. Shkak u bë mungesa e avokatëve mbrojtës dhe kërkesa e Kasemit për t’i pasur ata në proces. Ndërkohë në sallën e gjyqit ishte edhe Klodian Tafa, si palë e dëmtuar, personi që per të cilin Kasemi akuzohet të ketë marrë peng për disa minuta para se të dorëzohej në polici.
Për seancën e radhës, e caktua data 16 shkurt, gjykata do të njoftojë të jenë të pranishëm në seancë edhe të dëmtuarit e tjerë nga vepra penale, kujdestaren e fëmijëve të Kasemit, si edhe prindërit e gjyqtares së vrarë. Gjyqtarja Fildez Hafizi u vra me armë zjarri në automjetin e saj në 31 gusht 2017 në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet.