Arbana Osmani po bën prova me dy persona specialë përpara se të fillojë emisionin

0
263

Këtë mbrëmje do të mbyllë sezonin e parë emisioni që drejton Luana Vjollca “Shiko Kush Luan”.  Në vend të këtj emisioni, do të startojë një tjetër program, me siguri po aq i suksesshëm. Me moderatore Arbana Osmanin “Dua të të bëj të lumtur” nuk është një format i panjohur për ne.

Ky është sezoni i dytë që Arbana sjell në ekran këtë program. Moderatorja ka bërë me dije më parë, se emisioni fillon më 17 shkurt.

Edhe pse ka vite në televizion. Arbana ka nevojë për prova përpara emisionit. Dhe gjejeni pak se më kë po i bën këto prova?

Me djalin e saj Jonin dhe me një vajzë të vogël që me shumë gjasë është vajza e vëllait të moderatores. Me siguri Arbana ka shumë emocione përpara një publiku të tillë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here