Njerëz të humbur”, gjendet Aida Shtino!

0
314

Aida Shtino, për herë të parë pas 3 vitesh, jep një intervistë për një televizion shqiptar.

Në një rrëfim të gjatë për “Pasdite në Top Channel”, prezantuesja e njohur e emisionit “Njerëz të humbur” ka treguar detaje mbi jetën personale dhe se me çfarë po merret aktualisht.

“Kjo periudhë 3-vjeçare ishte pushim, analizë me veten time dhe një lloj reflektimi”, shprehet Shtino.

Kthimin në Shqipëri pas 13 vitesh në Greqi, gazetarja e kujton kështu: “Sapo ishte zhvilluar ndeshje Shqipëri-Greqi, ku ne fituam dhe andej u acaruan marrëdhëniet. Djali më erdhi nga shkolla duke qarë një ditë e më tha që e kishin ngacmuar ngaqë ishte shqiptar. Aty diskutuam dhe menduam të ktheheshim. E nisa karrierën te Telenorba, në emisionin “Ku je”. E nisa pas kuintave, me organizimin e emisionit, por vajza që e prezantonte e la emisionin dhe më provuan mua”.

Aida thekson se “historitë e njerëzve në atë emision më kanë bërë njeri më të mirë”, por kujton se ka pasur edhe kërcënime.

“Kam marrë kërcënime, sidomos kur kërkonim vajza të humbura, pasi hasnim në rrjete trafikantësh. Një herë, në zyrë më kishte ardhur një letër ku shkruhej se vajza që kërkonim ndodhej në adresën e shtëpisë sime. Aty u alarmova dhe kam njoftuar policinë”, kujton Shtino.

Duke folur për divorcin, Aida thotë se e përjetoi shumë keq.

“Si person publik, isha në qendër të vëmendjes. Atë periudhë mbylla telefonin se nuk pushonte së rëni, kërkonin të gjithë intervista. U përfshiva komplet në punë për të harruar situatën time”, u shpreh Aida.

Në lidhje me emisionin që e bëri të famshme, Aida Shtino theksoi: “Njerëz të humbur është si një fëmijë i rritur me shumë dashuri e përkushtim. Nuk doja që të ndërpritej dhe ndërprerja nuk është bërë për fajin tim. Aktualisht, po shkruaj një libër me historitë që kam dëgjuar. Jam në hapat e parë, por besoj se do të jetë një roman historik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here