Alibeaj-Ramës: Fierin e administruat 73 vjet, ju jeni përgjegjës për masakrën urbane

0
184

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj videos propagandistike të publikuar nga kryeministri Edi Rama sot lidhur me  shembjet në qytetin e Fierit dhe spastrimin e territoreve përreth lumit Gjanica.

“Llum, llogje dhe tym çdo mëngjes nga kryekllouni – shkruan Alibeaj, –  që nuk po gjen dot formë e mënyre për të mbuluar skandalet e lidhjeve të qeverisë tij me krimin dhe drogën.

Qytetin e Fierit e kanë administruar për 73 vjet përfaqësuesit e partisë së Edi Ramës. Janë ata përgjegjës për masakrën urbane në Fier, ashtu si edhe në Durrës, në Elbasan, në Vlorë e në Tiranë. Madje në Tiranë është personalisht përgjegjës!

Meqë qenka zgjuar me Fierin në mendje, – vërej deputeti i PD, – kryekllouni bën mirë të hedhë sytë nga të përmbyturit e Frakullës, Ferrasit dhe Darëzezës, të braktisur e të pashpresë nga qeveria. Bën mirë të mos vazhdojë të helmojë banorët e Vërrisë, Kallmit dhe Mbrostarit me inceneratorin e vdekjes, aferën korruptive më spektakolare të kryekllounit. Mirë do të ishte që ai qytet të mos lihej nën administrimin e bandave zyrtare bashkiake që në vend të sigurojë ujë të pijshëm për Fierin, merret me fasadat qindramilionëshe të korrupsionit. Partia Demokratike punon çdo ditë për ti hequr maskën fasadave të mbaruara të Ramës dhe shërbëtorëve që i shërbejnë vetëm atij. Partia Demokratike punon çdo ditë që ta vërë pushtetin në shërbim të njerëzve, që ta kthejë politikën në shërbim te qytetarëve. Koha ka ardhur!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here