Bylykbashi: Gjykata Kushtetuese në kolaps, a ka lidhje kjo me shitjen e detit?

0
278

Deputeti demokrat Oerd bylykbashi përmes një komenti në rrejtet sociale shkruan se Gjykata Kushtetuese është në kolaps dhe nuk mund të marrë asnjë vendim. Bylykbashi akuzon Kryeministrin Edi Rama për këtë situatë të krijuar, ndërsa ngre pyetjen: “a mos vallë Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese që në këtë Rrëmujë të Drejtësisë të bëjë fakt të kryer shitjen e detit dhe Gjykata të mos e anulojë marrëveshjen?‎”

Komenti i Oerd Bylykbashit

Gjykata Kushtetuese peng i shitjes së detit?

Rama i ka shitur territorin e Shqipërise‎ grekëve! Tregtari i kufinjve ka bërë marrëveshje në fshehtësi dhe në shkelje të Kushtetutes. Askush nuk di c’farë interesi tjetër kombetar ka tregtuar për pushtetin e tij.

‎Gjykata Kushtetuese është në kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anëtarë, vetem 5 janë sot në detyre me mandat të plotë. Rama po bllokon zëvendësimin e vendeve bosh. ‎

A mos vallë Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese që në këtë Rrëmujë të Drejtësisë të bëjë fakt të kryer shitjen e detit dhe Gjykata të mos e anulojë marrëveshjen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here