Unë kam respekt dhe përulje për vëllezërit Frashëri.
Në shkollë studionim veprën e Samiut “Shqipëria çfarë ka qenë, ç’është dhe ç’farë do të bëhet?” Faqe për faqe dhe rresht për rresht. Atëhere madje na mêsonin se çfarë donte të bëhej Shqipëria, ishteb bërë tashmë.
Se çfarë ka qenë sigurisht baca Sami e dinte më mirë se unë dhe se të gjithë ne. Se çfarë ishte në kohën e Tij sigurisht, gjithashtu. Por se çfarë parashikonte ai se do të bëhej, pra kjo jona, këtu bacës nuk i ka dalë fjala fare.
Gjuhtar i madh, por si poltolog dhe sociolog nuk ia ka thënë fare po të nisesh nga kjo vepër.
Si nuk ka një albanolog t’a marri në shqyrtim!!!
Dhe duke supozuar se shkenca kuptohet nga hipotezat e sakta, ajo vepër, megjithë madhështinë e veprës së Samiut, vepra në fjalë nuk ka lidhje me shkencës, është utopi.
Po çfarë faji kishte Sami Frashëri, se çfarë i bëmë në këtë shekull ne Shqipërisë, dhe se po i bëjmë akoma.
Ku e dinte Samiu i shkretë ta zemë se si do të peshin gradat dhe titujt shkencorë në Shqipëri.
Ka ndjesë që e shlyen këtë?
Ah baca Samiu ne jemi bërë të paparishikueshëm! Nuk ka shkencë që na kap. Në dorë të kujt ka rënë qeverisja e shkencës dhe arsimit! Ta dije! Do të kishe grrisur librin vetë.