Vasili: Jemi në një emergjencë financiare të frikshme, ja ç’ka bërë Edi Rama

0
288

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili,përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar rrezikun që i kasonet Shqipërisë për shkak të humbjeve në gjyqet ndërkombëtare. Vasili shkruan se është një situatë emergjence financiare, ku Shqipëria rrezikon të humbasë deri në 2 miliardë euro, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama për veprimet shkatërrimtare. Duke iu referuar gjyqit të fundit ndërkombëtar, ku Shqipëria u penalizuar me 70 milionë euro, Vasili shkruan se kaq është fondi që shpenzohet për ilaçe në të gjitha spitalet e vendit.

Postimi i Petrit Vasilit

Pata paralajmëruar kryeministrin: 2 miliardë euro dhe ja, erdhi denimi i parë 70 milionë euro.

Pata paralajmeruar disa here se rrezikohet te humbase deri ne 2 miliard euro Shqiperia ne gjyqet nderkombetare.

Si minister i drejtesise ne ate kohe, kryeministrin e kam informuar me shkrim per emergjencen e jashtezakonshme financiare,qe kercenonte financat e Shqiperise.

Per fajin e kryeministrit brenda tre javesh Shqiperia u denua me me shume se 70 milion euro nga gjykatatat nderkombetare.

Po jua perseris eshte emergjence financiare e frikshme dhe mbi kryeministrin rendon pergjegjesia kriminale edhe veprimeve shkaterrimtare financiare te tij me prishjen e njeanshme te kontratave,por edhe mosveprimeve te tij, pasi edhe pse u informua me shkrim per situaten,nuk levizi as gishtin dhe nuk beri asgje.

Me 70 milion eurot vetem sa ka filluar te konsumohet kjo tragjedi per shqiptaret.

70 milion euro te humbura ja shume me shume se parate, qe shpenzohen per ilace nga te gjithe spitalet e vendit,70 milion jane te mjafta per te ndertuar 2 spitale te reja moderne,70 milion mjaftojne per qindra qendra shendetesore moderne.

Te nderuar miq te medias Informacionin me shkrim qe i eshte derguar kryeministrit nga une mund ta rilexoni serish me poshte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here