Kampioni i Italisë ka para dhe pritet të shpenzojë qindra miliona euro gjatë verës për transferime.
Skuadra italiane, Juventus ka bërë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane si prioritetin kryesor të verës së ardhshme.
Juventus ka para dhe do të paguajë 250 milionë euro për kane gjatë verës, shkruan Don Balon.
Trajneri Massimiliano Allegri është në kërkim të një partneri ideal për Paulo Dybaln dhe beson se Kane i plotëson të gjitha kriteret.
Juventus dhe Tottenham do të takohen nesër në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ata nuk do ta kenë të lehtë transferimin e Kane, për të cilin interesohet edhe gjiganti spanjoll, Real Madrid.