Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, pritet që ta vizitojë Kosovën me datën 14 shkurt. Ai kishte planifikuar që të vizitonte kryeqytetin e Kosovës me datën 6 Shkurt, por kjo vizitë u anullua.
Vizita e kryeministrit malazez Markoviç bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Behët e ditur se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriteri numër një për liberalizim të vizave ndërkohë që kjo ka shumë mundësia që të hasë shumë debate në Kuvendin e Kosovës.