Droga dhe ‘Shengen’, Shqipëria marrëveshje me BE, vjen Frontex

0
157

Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen. Marrëveshja u nënshkrua nga zyrtari grek i Bashkimit Evropian, Dhimitris Avramopulos, i cili ndodhet sot në një vizitë zyrate në Tiranë. Avramopulos u takua me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku të dy zyrtarët vunë theksin tek integrimi i Shqipërisë në BE, lufta ndaj krimit e drogës, si dhe parandalimi i emigracionit të parregullt në zonën ‘Shengen’. Në fund të takimit, Xhafaj deklaroi se zyrtari grek mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, duke shtuar se do të garantojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, duke luftuar emigracionin e parregullt, si dhe krimin e drogën. Nga ana e tij, zyrtari i KE deklaroi se ekipi më i mirë i FRONTEX do të vijë në Shqipëri për të siguruar dhe ofruar menaxhim më të mirë të emigracionit. “Komisionari është një mbështetës shumë aktiv ndaj integrimit të Shqipërisë në BE. Avramopulos vjen sot në Tiranë në një moment të rëndësishëm edhe për Policinë e Shtetit. Vizita e tij tregon mbështetjen e BE për reformat e nisura nga ne dhe luftën me krimin.

Thellim të marrëdhënieve dhe sigurisë sa i takon kufirit dhe lëvizjes së parregullt. Garantojmë përfundimisht që Shqipëria nuk do jetë në hartën e vendeve që prodhojnë kanabis. Luftë krimit të organizuar përmes ‘Forcës së ligjit’. Për të rritur performancën e Policisë së Shtetit dhe për ta sjellë në nivelin më të mirë. Kjo është në marrëveshje e rëndësishme, që do na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikuar për emigracionin e parregullt. Mundësi e mirë për ne dhe vendet e rajonit, ku ajo do implementohet për zgjerimin e kufijve me BE. Ne do ndjekim rregullat për miratimin në Parlament dhe zbatimin e saj shumë shpejt. Për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, tha Xhafaj. “Jam i lumtur që gjendem në Tiranë. Është një vend, që e kam për zemër. Kam qenë në Shqipëri edhe shuam herë të tjera dhe më duhet të them që kam parë këtë progres kaq të madh që ka bërë Shqipëria kohët e fundit. Iu uroj që së shpejti që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes evropiane. Patëm një takim shumë konstruktiv me Xhafajn, e falënderoj për mikpritjen. Do të kisha dëshirë që të qëndroja më gjatë, ndoshta do të rikthehem së shpejti. Shqipëria është pjesë e familjes, historikisht dhe gjeografikisht. Ju e mbani mend që KE lancoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria tani ka në fakt një dritare historike për ta lidhur në mënyrë të fortë historinë e saj dhe të ardhmen me BE-në. Sot u jam i impresionuar, për çdo gjë që keni arritur, drejtësinë dhe çështjet e brendshme. Kemi sigluar këtë marrëveshje kaq të rëndësishme për kufirin sot, që do të bëjë, të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi të FRONTEX dhe siglimi shënon edhe fundin e negociatave. Marrëveshja parashikon menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt, si të BE ashtu edhe të Shqipërisë. Kjo është marrëveshja e parë e përfunduar dhe do të na shërbejë si model për të ardhmen. Kemi nënshkruar edhe një marrëveshje të rëndësishme për luftën kundër drogës. Në të ardhmen Shqipëria do të ketë mundësi për të pasur ases për politikat kundër drogës. Kam kënaqësinë të mbështesim iniciativat për luftën kundër drogës. Kjo përpjekje mund të bëhet efikase vetëm nëse bashkëpunojmë. Dëshirojmë që Shqipëria të vijë sa më pranë BE. Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për menaxhimin e flukseve të emigracionit të parregullt. Duhet të ulim numrin e personave që abuzojnë me lëvizjen e lirë, pasi të gjitha duhet ta ruajmë procesin e liberalizimit të vizave. Mirëpres që të thellojmë bashkëpunimin. Lufta kundër krimit duhet të vijojë dhe mirëpres procesin e planifikuar të Vettingut në polici. Kemi pasur progres këto kohë. Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë BE”, tha Avramopulos.

Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme do të qëndrojë sot në vendin tonë, ku pritet të zhvillojë takime edhe me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, si dhe me kryeministrin Edi Rama. Qëllimi i kësaj vizite mësohet se është nënshkrimi i një marrëveshjeje mes policisë shqiptare dhe Frontex, lidhur me çështjen e kufijve dhe migrimin. Shqipëria ka një numër të lartë azilkërkuesisht, që udhëtojnë në vendet e BE për një jetë më të mirë. Ndërkohë, kjo vizitë e zyrtarit grek në vendin tonë vjen në një kohë, kur dy vendet fqinje janë përshirë në deklarata të forta sa i takon marrëveshjes së detit dhe çështjes çame. Këto dy tema të nxehta kanë krijuar polemika, ku pas diskutimeve në rang diplomatik mes Bushatit dhe Kotzias, si fillim në Kretë dhe pastaj në Korçë, pala greke deklaroi se Shqipëria i ka lejuar shtrirjen me 12 milje në det. Zyrtari i lartë grek pritet të flasë në këtë vizitë edhe për këto çështje të rëndësishme të së shkuarës, që vijojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy vendeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here