I arrestuar në Athinë, shqiptari tenton arratisjen nga burgu

0
168

Pasi është arrestuar pak ditë më parë se ka dhunuar një bashkëkombas të tij në qender të Athinës një shqiptar ka tentuar të arratiset nga qelitë e burgut me një shtetas algjerian.

Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar është përpjekur të sharrojë hekurat e qelisë, por ai është zbuluar nga punonjësit e sigurisë duke bërë të munudr parandalimin e arratisje së tij.

Ngjraja ka ndohur në në burgun “AT Exarchia” pasditen e së dielës. I riu shqiptar ndodhej ende në qelitë e paraburgimit, pasi nuk ishte marrë vendimi ende për transferimin në burg. Bashkë me të ishte edhe i arrestuari algjerian, ku të dy kanë tentuar të presin hekurat dhe më pas të rrjetën.

Policia vuri re që diçka nuk shkonte dhe bastisi menjëherë qelinë, ku kanë zbuluar dy të huajt duke u përgatitur për të rifituar lirinë, duke bërë që plani i tyre të dështojë minutat e fundit.

Me poshte kemi detajet e ngjares për të cilen u ndalua shqiptari. Ai është arrstura me 6 shkurt për shkaka se me disa përsona të tjerë të maskuar kanë sulmuar një të ri dhe janë përpjekur t’i rrëmbejnë të dashurën. Viktima është një i ri shqiptar i cili ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arritur të prangosë një prej autorëve të ngjarjes.

Gjithçka nisi disa minuta pas orës 3 të mëngjesi. I riu shqiptar ishte me të dashurën e tij në Rrugën “Perandori Angels”. Duke arritur pranë kryqëzimi Alexandra Avenue, tre persona me kapuç në kokë i afruan atij duke e goditur disa herë me thikë në trup.

Shqiptari mbulohet nga gjaku dhe përfundon në asfalt dhe më pas tre personat e maskuar tentuan të merrnin me forcë të dashurën duke e tërhequr drejt një automjeti të parkuar në zonë, por nuk ia arritën. Viktima kërkon ndihmë nga patrulla e policisë që po monitoronte zonën.

Pas përndjekjes së autorëve, pak më vonë u arrestua njëri prej personave, të cilët mendohet se janë shqiptarë.

Njëri prej tre personave të arrestuar, shkruante “Protothema” një ditë më vonë është një shtetas shqiptar me precedentë penalë, i akuzuar për grabitje dhe vjedhje në të shkuarën dhe ishte deportuar katër herë nga vendi.

Sulmi i fundit u krye më 28 janar në Solon, kur së bashku me një tjetër bashkatdhetar, duke sulmuar një student për ta grabitur.

Gjurmët e tij u gjetën në një automjet të thyer. Hetuesit dhe policia dyshojnë se i njëjti person është përfshirë edhe në akte të tjera kriminale si plaçkitje dhe shitje droge në zonën Exarchia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here