Dëshpërimi i dëbimit nga banesa ka bërë që një grua 54-vjeçare me origjinë shqiptare dhe me nënshtetësi italiane, t’i japë fund jetës duke u vetëvrarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sperlonga të Italisë, raportojnë sot mediat lokale. Gjykata e Apelit në Terracino ka vendosur më 15 janar dëbimin nga banesa të gruas pas konfliktit për trashëgiminë.
E ndodhur në këtë situatë jashtëzakonisht të rënduar pas largimit të detyruar nga shtëpia, ajo nuk ka gjetur forca për të vazhduar, duke ndërmarrë vendimin ekstrem vetëm pak metra larg banesës që duhej të braktiste.
Burri e gjeti atë pasditen e së shtunës të vetëvarur brenda një kasolleje në përdorim nga një fond bujqësor, por që ndodhej pranë banesës ku kishin jetuar deri më tani dhe ku çifti kishte filluar të flinte ditët e fundit.
Prokurori urdhëroi kthimin e trupit në familje, për të lejuar funeralin.