‘Neroni dogji Romën, Rama djeg Teatrin Kombëtar’

0
195

Petrit Vasili, Kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me protestën e artistëve, që kundërshtojnë ministren Mirela Kumbaro për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. Vasili shkruan se Kryeministri ynë e di vetën piktor,skulptor,shkrimtar etj etj njëlloj si Neroni, ndaj edhe do që të djegë Teatrin Kombëtar.

Postimi i Petrit Vasilit

Neroni dogji Romën, kryeministri djeg Teatrin Kombëtar.

Neroni besonte se ishte poet dhe dramtaturg, luante lirën me mire se te gjithe, e dinte veten per piktor dhe skulptor. Kjo mendje e çakerdisur dogji Romen dhe mbeti ne memorjen e gjithe botes si gjakatari me i madh i artit dhe qyteterimit mbi dhe.

Kryeministri yne e di veten piktor,skulptor,shkrimtar etj etj njelloj si Neroni, ndaj edhe do qe te djege Teatrin Kombetar.

Misioni i ndaljes se kesaj menxyre dhe te ketij Kryeministri- Neron, eshte i shenjte dhe artistet qe po mbrojne Romen e tyre,Teatrin Kombetar, jane misionare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here