“Hiqi duart nga burri im” – shpërthen Beyonce

0
234

Beyonce dhe Jay-Z janë një nga çiftet më të përfolur të ‘showbiz-it’, çdo veprim i tyre sado i vogël bëhet lajm.

Shpesh herë ata janë përfolur për disa krisje të marrëdhënies së tyre, por Beyonce gjithmonë ka treguar se ajo që është e saj nuk mund ta prekë askush.

Këtë fakt e ka treguar edhe mikesha e yllit të muzikës, Tiffany Haddish. Ajo u shpreh se mamaja e tre fëmijëve nuk u impresionua shumë kur një aktore iu afrua pak më shumë se ç‘duhet burrit të saj, reperit Jay Z.

Në një intervistë për ‘Uncensored’, Haddish zbuloi me detaje momentin kur pa Beyonce të paralajmëronte një grua gjatë një feste pas koncertit të reperit.

“Aktorja e preku Jay Z-në në kraharor dhe Beyonce ja kthehu me një sjellje agresive sikur po thoshte ‘ku*vë’! Nuk e tha, por sjellja dhe qëndrimi i saj të linin ta kuptoje. Ajo iu afrua dhe i tha, ‘Hiqi duart nga gjoksi i burrit tim.”

Beyonce nuk e kishte lënë me kaq, ajo i kishte thënë disa fjalë të tjera, por Haddish zgjodhi të mos tregojë më tepër, sepse edhe ajo vetë ishte acaruar aq shumë sa donte t’i hidhej sipër gruas që kishte kaluar kufirin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here