Ish-ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, ka komentuar gjendjen aktuale në Partinë Demokratike dhe drejtimin e saj nga Lulzim Basha.
Sipas Genc Rulit, opozita e sotme është e dobët dhe pa vizion, përballë një qeverie agresive dhe arrogante.
Ai shprehet se PD-ja dhe opozita në tërësi duhet të ishte më e fortë, e jo që pasi të gjuajnë topin të shikojnë nga arbitri.
“E dobët, kur duhet të ishte e fortë, me këtë maxhorancë arrogante dhe agresive.
Duhet të ishte më e fortë.”, tha Ruli, ndërsa shtoi, se, “Pasi i gjuajnë topit, nuk e ndjekin atë për të bërë gol, por presin arbitrin.”
Duke komentuar udhëheqjen e Lulzim Bashës, ish-ministri i Berishës, tha se Lulzim Basha është kryetar, por lider është vështirë të bëhet. “Lulzim Basha kryetar është, por varet a je lider.”, – tha Ruli.