Ja reagimi i deputetës, pasi u shfaq duke vendosur buqeta me lule për Mehmet Shehun

0
234

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, një ditë më parë u shfaq duke vendosur buqeta me lule në një lapidar ku ishte vendosur foto e Mehmet Shehu, ish-Kryeministrit për 27 vjet të regjimit komunist.

Ky veprim i ligjvënëses socialiste shkaktoi reagime të shumta, kjo edhe për faktin se pothuajse në të gjitha festimet apo përkujtimoret ku shfaqen deputetët socialistë apo Kryeministri Edi Rama, shfaqen foto të diktatorit Hoxha apo ish-figurave të diktaturës.

Në një reagim, Dhima kërkon ndjesë ndaj atyre që mund të jenë lënduar, por shkruan se nderimi ynë për martirët e luftës, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.

“Përcolla me vëmendje, por edhe me shqetësim reagimin e disa mediave dhe portaleve në vend për aktivitetin e organizuar nga: Bashkia Patos, Organizata e Veteranëve të LANÇ Patos , Organizata e Familjeve të Dëshmorëve Patos dhe banorë të zonës, në kujtim të 75 vjetorit të sulmit të Çetës Plakë të Mallakastrës dhe Çetës Plakë të Vlorës kundër garnizonit fashist të Patosit.

Lapidarët në këtë vend i takojnë të rënëve, martirëve dhe dëshmorëve të Atdheut, nderimi e respekti për ta është detyrim për çdo shqiptar.

Nderimi ynë për ta, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.

Megjithëse një vend i lirë, nderimi im për dëshmorët, mbetet nderimi vetëm për të rënët, për heronjtë e lirisë dhe aspak nderim për diktaturat dhe diktatorët”, shprehet Dhima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here