Disave paga të larta, disave hiç fare: Rama paralajmëron reformë tjetër në universitete

0
155

Nga Senati i Universitetit të Tiranës, kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria e zhbllkoi më së fundi, çështjen e pagave të pedagogëve, por paralajmëroi se kjo është hera e fundit, pasi tani e tutje do të jenë universitetet që do të vendosin vetë se disa do t’i paguajnë shumë, disa më pak dhe disa mundet edhe fare – pra, në varësi të performancës që do të kenë.

Rama shpjegoi se arsyeja e bllokimit të pagave të pedagogëve ishte një debat midis Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar. U vendos se ky grant i trashëgohej automatikisht universiteteve pa pasur nevojë të miratohej çdo vit nga Financa. Por, problemi ishte se granti nuk ishte i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha pagat e pedagogëve në universitetet publike.Ndaj, qeveria do ta rrisë këtë grand, por di të jepet vetëm duke u bazuar tek meritat dhe perfomanca e universiteteve, jo siç ka ndodhur më parë.Pra, disa do të marrin shumë, disa më pak dhe disa mundet edhe fare!

Nga fjala e Ramës:

“Vonesa e pagave është shembull shumë i qartë i faktit se reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe futur në legjislacion, sepse na ka krijuar si qeveri një debat midis Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar

Ministria e Arsimi me të drejtë këmbëngul se granti trashëgohet automatikisht dhe administrohet nga vetë universiteti, por Ministria e Financave thotë po se çdo vit duhet të miratohet. Ky është një debat i përjetshëm dhe u deshën disa ditë më shumë se normalisht për t’i hapur rrugën dhe rruga e zgjidhjes është se fondet e Universitet trashëgohen dhe nuk varen nga vullneti i Ministrisë së Financave. Pyetja është se “ti si kryeministër paske qënë me këtë bindje?!”

Çdo debat brenda qeverisë duhet të shkojë deri në fund dhe në këtë rast pati një kosto dhe kosto politike më shumë se duhet në këtë rast. Edhe ne qeveria patëm nëj sfidë me një reformë rrënjësore që ka përmbytur sistemin e të qënit universitet publik në Shqipëri. Tani çështja u zgjidh dhe nuk do të jetë problem. Por brenda saj ka një çështje tjetër që do të jetë problem sërish dhe nuk do t’i fshihem: granti i pakushtëzuar nuk është i mjaftueshëm. Në tërësinë e vet shkon për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme, por jo tërësisht të pagave. Atëhërë ka dy gjëra: një na takon neve dhe një juve. Ne na takon ta rrisim dhe jo pa u bazuar tek merita, tek performaca e universiteve dhe duke u sjellë me universitet publike në mënyrë të kushtëzuar –sepse teoria që universitetet publike janë të njerkës – është e mbyllur me qeverinë tonë. Le të thonë ç’të duan, ne nuk kemi ideologji në këtë proces por qartësi pragmatike. Është e pamundur të jusfitikohet që universitete të financuara nga taksapaguesit të përformojnë keq sepse nuk kanë pasur dhe nuk janë mësuar të kenë sensin e konkurencës dhe të mbijetesës. Kanë jetuar me garanci, por jo më…. Ky ligj është ndarje me këtë epokë. Rritja e grantit do vijë progresivisht vit pas viti.

Për rrogat ne morën një vendim, për rrijen e rrogave. Është hera e fundit që vendos qeveria, por i takon universiteteve të vendosin për këtë: dikush më shumë, dikush më pak dhe dikush mund të mos marrë fare. Këtë do ta bëjë universiteti, kjo është autonomia.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here