Sjellje prej gangsteri politik i Edi Ramës ndaj trupës akademike’

Një gangster i vërtetë politik”: Kështu e ka parë, ish-Kryeministri Sali Berisha, sjelljen e kreut të qeverisë, Edi Ramës, sot në Senatin e Universitetit të Tiranës, sjellje që e ka dënuar me ashpërsinë më madhe.

Në një reagim të tijin në rrjetet sociale lidhur me takimin që u shfaq live, Berisha shkruan: “Pasi në një akt të pashembullt në historinë e vendit, e ka lënë pa rroga trupën akademike të universiteteve publike, sot Edvin Kristaq Rama në një takim me përfaqësues të tyre u soll si një gangster i vërtetë politik.

Ai shfrytëzoi takimin për të ofenduar dhe poshtëruar me gjuhë gangsteri të vërtetë, këtë trupë akademike, duke i quajtur “bisht kavalli” dhe i kërcënoi me as me shumë dhe as me pak por me prerje kokash!

Ky qëndrim dhe këto fjalë nuk janë dëgjuar kurrë në historinë e univesiteteve publike as në ditët më të zeza të diktaturës hoxhiste.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe gjuhën prej gangsteri, ofendimin dhe poshtërimin nga ana e këtij llum-kazani, të asistentëve, pedagogëve, profesorëve por edhe studentëve, të cilëve ata u japin mësim, iu bëj thirrje të gjithë këtyre të dalin nga konformizmi i tyre dhe në emër të dinjitetit dhe integritetit të tyre njerëzor, të mbrojtjes së botës universitare akademike, të ngrihen kundër këtij gangsteri me pushtet dhe narkoshtetit të tij!”

Sjellje prej gangsteri politik i Edi Ramës ndaj trupës akademike’

Mesazhi i presidentit Meta në ditën e

Sjellje prej gangsteri politik i Edi Ramës ndaj trupës akademike’

10 vjetori i pavarsisë së Kosovës, hiqet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko